“Fillova marrëdhënie me një grua dhe befasova”- Deputetja bën deklaratën befasuese: Jam panseksuale

Deputetja britanike Layla Moran, në Mbretërinë e Bashkuar ka rrëfyer se është panseksuale dhe se aktualisht është në një marrëdhënie me një grua.

“Rreth gjashtë muaj më parë fillova një marrëdhënie me një grua, dhe kjo ishte mjaft befasuese për mua, sepse më parë kam patur vetëm të dashur meshkuj “, rrëfeu antarja e Parlamentit për Liberal Demokratët e opozitës, në faqen e internetit të PinkNeës LGBT.

Një panseksual është një person që tërhiqet nga njerëz të çdo gjinie. Termi “pan” i referohet “një personi, tërheqja romantike dhe/ose seksuale e të cilit nuk është e kufizuar nga seksi ose gjinia.”