“Fillon skleroza dalëngadalë”, Xhemi feston ditëlindjen, Arbana e surprizon në mesnatë (VIDEO)

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur Xhemi Shehu, pasi ajo feston ditëlindjen.

Nuk kishte se si të mos mungonte dhe urimi i mikes së saj më të ngushtë, Arbana Osmani.

Kjo e fundit e ka uruar Xhemin në mënyrën me të veçantë, teksa ka shkuar te shtëpia e saj në orën 00:00 për të surprizuar atë.

Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë momenti kur moderatorja hap derën dhe harron fare se Arbana e surprizon çdo vit për ditëlindjen e saj në orën 00:00, duke qenë personi i parë që e uron.

“Vitet kalojnë dhe fillon skleroza dalëngadalë, prandaj harron dhe habitet që i shkoj çdo vit surprizë për ditëlindjen e saj në mesnatë”,- ka shkruar Arbana në videon e postuar ku surprizon Xhemin.

“Happy birthday to my Chemi”– e uroi moderatorja miken e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

voxnews.al