Fifi dhe Bruno tregojnë si lindi bashkëpunimi i parë mes tyre

Me prezantimin e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike” këtë vit, spikatën Fifi dhe  Bruno të cilët kishin bashkuar forcat për një bashkëpunim. Duke marrë parasysh prezantimet e tyre më herë në këtë festival, fansat po prisnin me shumë entuziazëm këtë projekt. Pritja mori fund ditën e sotme kur dy këngëtarët prezantuan këngën e përbashkët. Kënga është ritmike, ideale për ditët e verës, dhe mban titullin “Fiksim”.

Në një intervistë të shkurtër nga Ardit Gjebrea, këngëtarët treguan se dëshira për një bashkëpunim mes tyre kishte qenë një fiksim prej kohësh. “Ishte një fiksim prej kohësh. Jemi miq prej shumë vitesh me Brunon dhe na erdhi momenti që ta kemi dhe një gjë bashkë”, tha Fifi. Më tej, Arditi i pyeti se kush e ka pjesën e luanit te kënga e tyre dhe Fifi duke qeshur tha: “Pjesën e luanit? Flori…”

/News31