Festë e “çmendur” në Dubai, Enca feston ditëlindjen duke thyer pjata

Një ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it, Enca Haxhia festoi ditën e djeshme ditëlindjen.

Këngëtarja zbuloi se kishte udhëtuar drejt Dubait për të festuar 26 vjetorin e lindjes mes miqve më të ngushtë.

Enca u kujdes që të ndajë me ndjekësit, foto dhe video të ndryshme nga festa. Mes të tjerash, ajo ka ndarë dhe një moment ku shihet teksa thyen pjata.

“O Zot, unë gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë”, ka shkruar Enca krahas videos.