Fero “zhduket” nga Instagrami për shkak të Arbenitës

Reperi i njohur, Fero, ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit për shkak të projekteve dhe ideve të tij për të bashkëpunuar me reperët ‘rivalë’. Megjithatë ai ka vendosur të ‘zhduket’ për pak kohë nga Instagrami për t’ju përkushtuar Arbenitës.

Reperi ka bërë të ditur se nuk do të postojë deri në shtator, pa e saktësuar arsyen. Koha që do të kalojë në pushime me personin e zemrës duket të jetë shkaku. Pas një sezoni të ngarkuar me punë, kjo javë duket se do të jetë relaks për reperin dhe modelen e njohur.