Femrat e BBV kërcejnë në oborr, veshja e Einxhel merr kritika dhe ofendime pa fund nga ndjekësit

Mbrëmjen e djeshme vajzat e BB Vip kanë dalë të kërcejnë në oborr. Big Brother u ka vënë muzikë dhe ato janë dëfryer me njëra-tjetrën. Mirëpo, ajo që është vënë re në videon e postuar në faqen zyrtare të Big Brother, ka qenë veshja e Einxhel.

Ajo ka veshur, në pjesën e poshtme, diçka të çuditshme, ku duken vetëm format e të brendshmeve, ndërsa pjesa tjetër është në ngjyrën e mishit. Kjo ka konfuzuar komentuesit, të cilët kanë menduar që ka veshur vetëm ato të brendshme dhe asgjë tjetër, ndërkohë që pjesa tjetër e vajzave janë veshur si djem.

Veshja është komentuar nga disa ndjekës, ku nuk kanë munguar kritikat e shumta, apo madje dhe ofendimet. Por në fakt, Einxhel ka dashur të imitojë veshjen e famshme të Adelian Ismajlit në fund të viteve 90′ në Festivalin e RTSH-së. Gjtihsesi, tashmë dihet që Einxhel nuk e vret shumë mendjen për kritikat.

Kujtojme se Big Brother Vip ka dhuruar shumë skena tensioni këtë edicion, por natyrisht që ato që s’mund të mungonin kanë qenë skenat romantike. Këtë herë janë Einxhel dhe Arbri ata që po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin dhe madje nuk i rezistojnë dot ngacmimeve. Ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit të shtrirë, teksa mbanin duart të shtërnguara.

Ky nuk është momenti i vetëm që ata shfaqen kaq të afërt, pasi më herë të dy kanë dalë në një darkë romantike. Ata bënë edhe deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Arbri pranoi se Einxheli është e vetmja që eb ën nervoz brenda shtëpisë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të jenë ata çifti i parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, pasi Sarah dhe Pajtimi nuk pranuan të vetëquheshin të tillë pavarësisht se herë pas here shkëmbyen puthje.

“I vetmi njeri që m’i prish nervat këtu në këtë shtëpi je ti! Jo tjetër kush, sepse s’ka ndodh që dikush tjetër të më bëjë nervoz… Edhe ta kam thënë pa keqardhje, je një tip që.. Jo vetëm këtu brenda, por më pëlqen muhabeti me ty. E the dhe vetë që unë jam një tip më i thellë, më pëlqen të bëj muhabete më të mençura, kam qejf të mësoj prej njerëzve”, tha Arbri gjatë darkës mes tyre.