Fëmija mrekulli! Lindi 3 muaj e gjysmë para kohe dhe 750 gramë, vogëlushi del nga spitali

Një foshnjë e lindur 3 muaj e gjymsë para kohe, do të mund të shkojë në shtëpi për herë të parë.

I pagëzuar me emrin, Ian Mikeas Zuniga, i vogli peshonte vetëm 750 gramë kur lindi më 8 Qershor të këtij viti. Ai lindi në urgjencën e San Juan në Argjentinë kur nëna e tij Camila Abella, 23 vjeç ishte vetëm 5 muaj e gjysmë shtazënë. Kur 23-vjeçarja shkoi në spital sepse kishte dhimbje barku, mjekët i thanë se foshnja nuk mund të mbijetonte, por për mrekulli ai ia doli.

Megjithatë, pas lindjes së tij Camilas dhe babait të fëmijës Elias Zuniga, iu tha se foshnja me shumë mundësi nuk do të mund të jetonte gjatë. I vogli lindi me një zorrë të shpuar dhe me gjakderdhje në mushkëri dhe mjekët besuan se do t’i duheshin disa operacione.

“Gjatë ditëve të para ata më thanë se do të duhej të operohej disa herë, por më pas fëmija im u përmirësua dhe nuk ishte më e nevojshme. Kur ai filloi të përmirësohej nga gjendja shëndetësore, mjekët më thanë që të bëja të gjitha dokumentet për të pasur një paketë oksigjeni në shtëpi. Unë i kam pasur tubat gati, por javën e kaluar ia hoqën oksigjenin, kështu që nuk mendoj se do të më duhet. Gjithçka që ka ndodhur është e pabesueshme. Është një mrekulli dhe Zoti vazhdon të bëjë mrekulli me të”, tha nëna e fëmijës.

Ian tani peshon 3,110 gram dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al