“Femër me bo*e, a je trans?”, fansat bombardojnë Ronela Hajatin për pjesën intime

Ajo është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më natyrale të shoëbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Ronela Hajatin, e cila nuk e ka aspak problem që të shfaqet edhe pa makijazh. Ajo gjithashtu shfaqet edhe e veshur sa më thjeshtë në fotografitë që publikon në rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj, me foton e fundit që ka postuar në “Instagram”. Këngëtarja e njohur ka veshur një palë kominoshe ngjyrë ulliri dhe kjo ka bërë që në mes të këmbëve të formohen rrudha të ndryshme. Ndjekësve të saj u ka tërhequr vëmendjen forma që ka marrë pjesa intime e Ronelës, shkruan Panorama Plus. Duke u nisur nga kjo gjë, ndjekësit e kanë bombarduar me komente duke e cilësuar madje edhe “tranvestit”. “Femër me bo*e, hallall plako. Aje trans. A trans je zemër, çfarë ke aty”- janë disa prej komenteve që i kanë shkruar ndjekësit. Kur e pyesin nëse ka organ gjenital të një mashkulli, këngëtarja nuk ngurron dhe u përgjigjet: “Po, e kam”.