Fatma tregon takimin e parë me Elvis Naçin: Më foli për një libër

Bashkëshortja e imamit të njohur, Elvis Naçi, Fatma Naçi, e ftuar në “Ftesë në 5” ka folur si rrallëherë për jetën personale, dhe njohjen me bashkëshortin e saj.

Fatma ka thënë se Elvisin e ka njohur 17 vite më herët, ndërsa në takimin e parë ai i kishte folur për një libër.

“Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke shtuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi./ I.M-Dritare.net