Fahrija në pritje të bebit nr.2, Burak i bën dhuratë një shtëpi

Çifti i njohur turk, Fahrije Evxhen dhe Burak Ozçivit do të bëhen prindër për herë të dytë.

Fahrije, e cila është gjithashtu aktore si Burak, por vitet e fundit e ka lënë pas dore karrierën, është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Mediat turke raportojnë se Burak i ka bërë dhuratë bashkëshortes një shtëpi në Bodrum, që do të jetë në emër të saj.

Mediat kanë publikuar edhe disa foto të çiftit teksa kanë nisur rregullimet në shtëpinë e re.