Fabrizio Corona kapet duke u puthur me aktoren e famshme

Asia Argento është një nga aktoret më të famshme italiane që para disa muajsh u përfshi në një skandal seksual ku thuhej se kishte abuzuar me një të mitur. Fotot e saj në shtrat me 17-vjeçarin Jimmy Bennet u publikuan nga prestigjozja amerikane “TMZ”, megjithatë ajo mohoi gjithçka lidhur me këto fakte. Tani duket se Asia e ka lënë këtë histori pas krahëve dhe ka filluar një lidhje të re me mbretin e paparacëve italianë Fabrizio Corona, shkruan Syri.net. Edhe pse duket e pabesueshme çifti i famshwm italian janë fotografuar duke u puthur nga revista ‘Chi’ dhe sipas mediave italiane ata janë çifti më i papritur i vitit. Në një intervistë për revistën ‘Chi’ aktorja tregon se është njohur me Fabrizion në një takim pune, e cila ishte vetëm për disa minuta dhe zgjati plot dy orë.