Është zyrtare, Evi Reçi e ftuar në natën finale në Sanremo!

Disa ditë më parë Evi Reçi realizoi një intervistë me prezantuesin e mirënjohur Amadeus. Ky i fundit, ka prezantuar 4 herë festivalin e madh “Sanremo”, teksa edhe këtë vit do të ngjitet në skenë prej 7 shkurtit deri më 11 shkurt. Në bisedën me Evin, Amadeus rrëfeu kujtimet e tij me Shqipërinë, zbuloi disa nga detajet e festivalit, duke shtuar se ka edhe shumë surpriza. Mes të tjerash Evi e pyeti edhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në Sanremo, dhe Amadeus nuk e kurseu përgjigen.

“Kur do na ftosh dhe ne”, ka qenë pyetja e Evit, teksa Amadeus i është përgjigjur se elementi shqiptar do të rikthehet.

Surpriza ka ardhur më shpejt sesa e prisnim. Së fundmi, ka qenë Evi që përmes një “Instastory” ka bërë të ditur se do të jetë në Sanremo këtë vit në natën finale, pas ftesës zyrtare që stafi i Amadeus i ka bërë. Ajo do të jetë si përfaqësuese-gazetare, ndërsa në natën finale do ta ndjekë festivalin nga salla. Epo mezi po presim intervistat me artistët.