“Është shumë e vështirë të mbash një lidhje”, Stresi i kërkon falje Keisit publikisht

Në intervistën në ‘Klanifornia’ mbrëmjen e djeshme, Stresi ka folur edhe për Keisin. Një ‘serial’ dashurie, që shpesh ka sjellë aludime si për ndarje, ashtu dhe për ribashkime.

Ndonëse ende të martuar para ligjit, marrëdhënia mes çiftit nuk është në ditët më të mira. Keisi tashmë jeton në Kanada pranë familjes së saj, ndërsa Stresi ka gjetur mënyrën për t’i kërkuar falje ‘live’ nga studio.

“Kjo nuk është e lehtë fare për mua. Në daç pranoje falje, në daç mos e prano, rëndësi ka që unë e them. Normale që i kërkoj falje, sepse çfarëdo që të kalojë njeriu, është shumë e vështirë të mbash një lidhje, nuk është për fajin e femrave, por është për fajin e meshkujve. Normalisht i them më fal. Besoj që do vlejë dhe nuk kam se si ta argumentoj ndryshe”, është shprehur Stresi.

A do të ndryshojë mendim Keisi pas kësaj deklarate? Mbetet për t’u parë… /News31.al