“Është shfaqja e Cillian Murphy”- Joe Cole tregon arsyen pse u largua nga seriali “Peaky Blinders”: Nuk kam dalë asnjëherë nga…

Aktori Joe Cole, i cili luajti rolin e John Shelby në serialin “Peaky Blinders” ka deklaruar se arsyeja pse është larguar nga seriali është sepse “është serial ii Cillian Murphy”.

33-vjeçari shtoi ndër të tjera se ai nuk ishte “kurrë në qendër të vëmendjes” kur lunate rolin e John Shellby. Cillian Murphy, ka rolin e Thomas Shellby, i cili është roli kryesor në seralin i cili ka lançuar së fundmi sezonin e 6-të.

“Me Peaky Blinders nuk kam dalë asnjëherë nga vetja ime me atë rol. Është realisht show i Cillian Murphy”, tha ai për “Metro”.

Për projektin e tij aktual, Sky Atlantic’s Gang Of London, Joe zbuloi se kur dëgjoi për herë të parë titullin, mendoi menjëherë ‘jo’.

Por pasi lexoi një përmbledhje dhe episodin e parë, ai kuptoi se ‘mund të ishte diçka e veçantë’ dhe vendosi të pranojë rolin e personazhit kryesor Sean, i cili është kërkim të atyre që vranë babanë e tij, mbretin e drogës, Finn Wallace.

Joe shpjegoi: “Kam kaluar vitet e fundit duke refuzuar shfaqjet e lidhura me bandat, sepse kur një shfaqje shkon mirë, ju ofrohen shumë prej tyre. Unë në fakt zgjodha të largohem nga Peaky Blinders sepse doja të eksploroja rrugë të reja, personazhe dhe histori të reja.”

Në ndryshim nga Peaky Blinders, Joe pranoi se ai e sheh Gangs Of London si një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëjë ai dhe pjesa tjetër e kastit.

Joe zbuloi më parë se ai mori frymëzim nga promovuesi i boksit Eddie Hearn përpara se të luante rolin për herë të parë.

Aktori shpjegoi se ishte i interesuar të shihte se si Eddie po ndiqte gjurmët e babait të tij Barry Hearn, i cili ishte një figurë kryesore në boksin britanik në vitet ’80 dhe ’90.

Ai shpjegoi: “Isha mjaft i interesuar për djalin e Barry Hearn, Eddie. Ata nuk janë gangsterë, por ju e kuptoni qartë se ai përpiqet të dalë nga hija e babait të tij dhe mua më duken magjepsës ata lloj njerëzish. Në shumicën e tregimeve në zhanrin gangster, djali rritet duke u bërë babai i tij, dhe ky është rasti në [“Gangs of London”], por unë mendoj se Sean është në konflikt.”