“Është djalë”, moderatorja shqiptare në pritje të fëmijës nr.2!

Moderatorja Artenisa Ozaj dhe partneri i saj, parukieri Olsi Bogo do të bëhen prindër për herë të dytë. Një natë më parë, në një festë me miqtë dhe familjarët, cifti ka zbuluar gjininë e foshnjës.

Artenisa dhe Olsi janë prindër të një vajze që shumë shpejt do të bëhet me vëlla.