“Është diçka që më përket mua …”- Supermodelja Irina Shayk flet për marrëdhënien me Bradley Cooper pas ndarjes nga aktori dhe bashkë-prindërimin

Irina Shayk është nuk mendon se termi “bashkë-prindërim” përcakton marrëdhënien e saj dhe Bradley Cooper me vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea De Seine.

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë këtë term”- tha supermodelja në një intervistë për “Elle”.

Më pas 35-vjeçarja shtoi: “Kur jam me vajzën time, jam 100% nënë dhe kur është me babain e saj, ai është 100% i ati.”

Rusja seksi u nda nga aktori 46-vjeçar në qershor të vitit 2019 pas më shumë se katër vitesh së bashku.

Ylli i pasarelave flet shumë pak dhe rrallë për Cooper, ndërsa gjatë intervistës u shpreh: “Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private. Është pjesë e imja, dhe s’dua ta ndaj me të tjerët.”

Ish-çifti i njohur u bënë prindër për herë të parë në prill 2016 dhe kanë mbajtur marrëdhënie miqësore pas ndarjes së tyre.

“E respektojnë shumë njëri-tjetrin, duke e bërë procesin e prindërimit shumë më të qetë. Në këtë pikë, ata janë më mirë si miq,”- u shpreh një burim.

Ndërsa Shayk e konsideron amësinë si “një nga gjërat më të mrekullueshme në botë” dhe lindja e Leas nuk “ndryshoi” jetën e saj.

“Ndonjëherë njerëzit thonë: ‘Ajo është një mami dhe ka veshur këtë?’ Jetojmë në shekullin e 21-të, se je nënë dhe keni fëmijë nuk do të thotë që duhet të ndryshoni dhe të visheni ndryshe. Vazhdoni të qëndroni vetvetja,”– tha modelja e Sports Illustrated Swimsuit për revistën W në janar 2019.

Kurse aktori u shpreh në një intervistë për “Ellen DeGeneres” në prill 2019 se të bërit baba e ndryshoi tërësisht.

“Unë thjesht mund të luaj me lodra gjatë gjithë ditës… ose të shikoj filma vizatimorë pafund dhe të mos mendoj se po humbas kohë. I dua filmat vizatimorë”– u shpreh aktori.

/Panoramaplus.al