Është 63 vjeç, por Sharon Stone nuk heq dorë nga pozat seksi! Aktorja shfaqet pothuajse topless në…

Aktorja Sharon Stone, e cila njihet si një seks simbol, realizoi dje një set fotografik shumë seksi në plazh, në jug të Francës.

Sipas “The Sun”, 63-vjeçarja kishte veshur një fustan të guximshëm, pasi në pjesën e sipërme, kishte vetëm disa lule prej ari, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës. Në pjesën e poshtme, fustani kishte ngjyrë të zezë.

Artistja kishte zgjedhur që t’i largonte flokët biondë nga fytyra, duke i kaluar mbrapa për të nxjerrë në pah tiparet. Ylli i “Instinct Basic” u pa duke ecur fillimisht drejt një skele e më pas e hipur në një varkë.

Sharon ka treguar më parë se nuk ishte paralajmëruar që organet gjenitale të saj do të ekspozoheshin në skenën e marrjes në pyetje në “Basic Instinct”.

“Pasi xhiruam ‘Basic Instinct’, unë u thirra për ta parë atë. Jo vetëm me drejtorin, siç parashikohej, por në një dhomë të mbushur me agjentë dhe avokatë, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me projektin,”– shkroi ajo.

“Kështu e pashë vaginën time të filmuar për herë të parë, shumë kohë pasi më kishin thënë: Ne nuk mund të shohim asgjë, thjesht kam nevojë që të hiqni mbathjet, pasi e bardha reflekton dritën, kështu që ne e dimë që ke mbathje’”.

Sipas Stone, ajo “shkoi në kabinën e projeksionit, goditi (drejtorin) Paul (Verhoeven) në fytyrë, u largua, shkoi te makina dhe thirri avokatin, Marty Singer”. Pasi u këshillua me avokatin e saj, tha Stone, ajo në fund të fundit zgjodhi të mos kërkonte një urdhër ndalimi mbi skenën e diskutueshme.

“Pse? Sepse ishte e saktë për filmin dhe për personazhin; dhe sepse, në fund të fundit, unë e bëra atë,“– shkroi ajo.

Verhoeven më parë mohoi që Stone të mos kishte pranuar të filmohej në zona intime teksa hapte dhe kryqëzonte këmbët.

“Sharon po gënjen“,- tha ai për “ICON” në vitin 2017. “Çdo aktore e di se çfarë do të shohë nëse i kërkoni asaj të heqë të brendshmet dhe të qëndrojë ashtu përpara kamerës“.