‘Ertugrul’ bie pre e mashtrimit, aktori denoncon në polici

Aktori turk Engin Altan Duzyatan, i njohur për rolin e “Ertugrul” ka rënë pre e mashtrimit nga një bashkëpunëtor i tij.

Vitin e kaluar aktori nënshkroi një kontratë me një kompani pakestineze reklamash me biznesmenin Kashif Zamir Choudhry. Ky i fundit i ka dhënë paraprakisht një kontratë me vlerë prej 90 milionë Rupi (rreth 570 mijë Dollarë amerikan) dhe nisi të përdorte emrin e aktorit në një fushatë reklamash.

Engin Altan Duzyatan e ka akuzuar bashkëpunëtorin e tij për mashtrim. Sipas aktorit, çeku që ai ka marrë ishte fals dhe ka ngritur një padi në polici duke e akuzuar për mashtrim.