Ermali “tradhton” Elvanën, ja këngëtarja e njohur që do jetë pjesë e filmit të ri

Ermal Mamaqi prej disa kohësh ka njoftuar se është duke punuar për filmin e dytë të tij. Ai është shprehur gjithashtu se do të thyejë rekorde.

Elvana-2

Është bërë e ditur se pas “Dy gisht mjaltë” Ermali ka nisur punën për një tjetër komedi, por ende nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me të.

Ende nuk dihet se kush do jenë aktorët që do të marrin pjesë në këtë film, por burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se Ermali ka zgjedhur një tjetër këngëtare të njohur.

Elvana-3

Është fjala për Encën, e cila për herë të parë do të provojë veten në këtë fushë. Ndërkohë të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë nëse kjo është e vërtetë dhe të shohim këngëtaren si aktore dhe të zbulojmë skenat të cilat do të realizojë.