Ermal Meta jep lajmin e bukur: Baba për herë të parë

Ermal Meta do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Lajmin e bukur këngëtari e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram duke publikuar një foto të një pulovre të bardhë.

”Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi.”, ka shkruar Ermali.

Revista Who