Ermal Fejzullahu surprizon bashkëshorten sërish, i bën dhuratën superluksoze

Këngëtari Ermal Fejzullahu nuk humbet asnjë moment për t’i shprehur dashurinë dhe respektin bashkëshortes së tij.

Të gjithë jemi dëshmitarë të suprizave që ai i bën Arianës, e cila nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit e saj dhe kjo padiskutim e bën Ermalin një bashkëshort të përkushtuar dhe romantik.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Ermali ka treguar se i ka bërë dhuratë një makinë të tipit, “Range Rover”, ngjyrë gri.

“E gëzofsh”, shkruan Ermali mbi video.

Ermal-2

Kujtojmë se ata sapo janë kthyer nga pushimet e tyre në Maldives. Çifti kaluan disa ditëaty bashkë me fëmijë e tyre.