Erjona Sulejmani, sherr me Fabricio Koronën: Nuk jam përsëritëse, para se të trillosh budallallëqe…

Fabricio Korona është kthyer përsëri të bëjë bujë me faqen e tij të re të “gazetarisë investigative”. Paparaci i njohur, pak ditë më parë publikoi emrat e futbollistëve të Serisë A të përfshirë në skandalin e basteve, por nuk harron kurrë të përfshihet me çështjet e botës së gossip.

Më e fundit, ishte postimi i faqes së tij, “Dillinger News”, rreth një historie të re të Erjona Sulejmanit me Alesandro Bashiano, një personazh të njohur televiziv ne Itali për pjesëmrrjet ne reality show. Sipas informacioneve të faqes së paparacit italian, Erjona ishte ajo e cila kishte sjellë se fundmi ndarjen e tij me partneren, Sofia Kodegoni, pasi kishin qenë të dy bashkë në Ibiza.

Erjona Sulejmani kishte një lidhje me ish-protagonistin e “Uomini e Donne” dy vite më parë, por këtë herë nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje paparacit të njohur.

“Më vjen keq për Koronën që ka mbetur dy vite pas në kohë, por në jetën time nuk jam përsëritëse, sidomos me gabimet! Para se të trillojë budallallëqe, ju lutem informohuni dhe mos i futni njerëzit brenda këtij cirku. Faleminderit”, shkruante ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit.

PANORAMASPORT.AL