Erik Lloshi ndan mendjen për Rominën: Martohem vitin tjetër

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Familja” ishte i ftuar këngëtari, Erik Lloshi. Në një bisedë me Turjan Hyskën ai tregoi disa detaje rreth marrëdhënies me partneren e tij, Rominën. Këngëtari zbuloi se pas fejesës së papritur i ka propozuar martesë dhe vitin tjetër do celebrojnë dashurinë e tyre.

“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha të bëhem serioz. Ia kam bërë propozimin, vitin tjetër do martohemi në Tiranë”, tregoi Eriku pa e bërë publike datën, shkruan Who.

Romina nuk është me origjinë shqiptare, por ka kryer studimet e larta në vendin tonë dhe dasma në Tiranë është me të vërtetë surprizë.