Era Istrefi pushime në Mykonos me Dj-in e famshëm

Ka disa kohë që përflitet se këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është në një romancë me Dj-n me famë botërore, Julian Perreta-n.

Era-Istrefi-2

Ata janë fotografuar shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit si dhe nuk kanë munguar komentet ngacmuese në rrjetet sociale.

Era-Istrefi-3

E tashmë ata të dy janë me pushime së bashku. Era ka publikuar në “Instastory” një video me Dj-n. Ajo shfaqet e ulur në sediljen e pasagjerit teksa Julian-i i jepte makinës, ndërsa në sediljet e pasme qëndronin dy vajza të tjera, shkruan Panorama Plus. Këngëtarja dhe Dj ndodhen në Mykonos të Greqisë, ku së bashku me ta është edhe Dj i njohur, Diplo, i cili ka performuar në club-et e njohura të vendit.