Era Istrefi bie pre e një mashtrimi, një mashkull i paraqitet këngëtares si polic

Këngëtarja Era Istrefi ka rënë pre e një mashtrimi së fundmi. Sipas gazetës “Reportori”, një mashkull i është paraqitur Erës si polic, por më vonë ka rezultuar se nuk ishte i tillë.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur para 6 ditësh, rreth orës 21:00, kur personi në fjalë e ka ndaluar artisten në rrugë. 45-vjeçari e ka përcjellë këngêtaren deri në lagjen “Marigona Residence”. Ai është identifikuar nga policia si Bujar Shala dhe është arrestuar.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga Era për këtë ngjarje.