Eni Tare zbulon si e priti i ati rrëfimin e tij të sinqertë në ‘Big Brother VIP’

Rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP” ka qenë i qetë dhe me vështirësi pasi siç tha edhe vet nuk po e gjet dot veten dhe nuk po përshtatet. Por, jeta e Enit ka qenë krejt e kundërta. Sic e tha dhe vet ai ka qenë me trishtim, dhunë por edhe dashuri dhe shpresë.

Eni ndau mbrëmjen e djeshme historinë e familjes së tij, që u shkatërrua për shkak të dhunës që ushtronte babai i alkoolizuar. Mes lotëve, Eni rrëfeu se nëna e tij është detyruar të abortojë dy herë edhe pse donte që të kishte fëmijë të tjerë.

I ftuar sot në “Top Albania Radio”, Eni foli më shumë për rrëfimin e tij të sinqertë të mbrëmjes së kaluar.

“Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.”– tregoi Eni.

Por si e priti babai i tij rrëfimin e tij sa të sinqertë, aq edhe të dhimbshëm?

“Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi. Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”– u shpreh ai.

Revista Class