Eni Shehu zbulon pse Zhaklin Lekatari hoqi dorë nga emisioni që do moderonte krah tij

Para disa javësh u përfol se Zhaklin Lekatari do ishte pjesë e “Pushime on Top” si moderatore këtë sezon. Mirëpo, kur emisioni nisi pjesë e tij krah Eni Shehut ishte Lei Kraja.

Por, pse ky ndryshim?

I ftuar në “Hëna apo Diell”, ditën e sotme Eni ka zbuluar arsyen pse.

“Ndodhi ajo që të gjithë e dinë besoj, Zhaklina u përqendrua te Instagrami i vetë, çështjet e saj sociale, aktivizmi.”-tha ai.

I pyetur nëse ishte emri i Lei Krajas, i propozuar nga ai, Eni tha:

“Po, patjetër, e kam zgjedhur, siç do zgjidhja veten time për këtë program.”