Eni Shehu rikthehet në Top Channel, zbulon emisionin që do të moderojë së shpejti

Moderatori i njohur Eni Shehu, ka zbuluar në emisionin ArtKand, rikthimin e tij në Top Channel.

Ai ka ndarë detaje me publikun, ku shprehet se do e shohim këtë verë në emisionin veror, “Pushime On Top”. Sipas tij, kjo është një gjë që di ta bëjë më së miri sepse i përshtatet fakti që ka një lidhje të madhe me natyrën, aktivitetet dhe aventurën.

Jetona Kocibelli: A mund të kemi një rikthim të mundshëm, na zbulo diçka?

Eni Shehu: Rikthimi është në Top Channel.

Jetona Kocibelli: E kemi një lajm, rikthehet Eni Shehu në Top Channel me një edicion veror, “Pushime On Top” mbase?

Eni Shehu: Ajo mbase do të jetë, por do të jetë moment tjetër.

Jetona Kocibelli: Pra do të të ndjekim këtë verë apo jo?

Eni Shehu: Po këtë verë.

Jetona Kocibelli: Uau, do të vij e ftuar në program!

Eni Shehu: Po patjetër.

Jetona Kocibelli: Mezi pres të të shoh, je pionier në këtë lloj programi në Shqipëri. Mua me duket sikur je ai i cili ke ngjizur këtë lloj programi, pra i ke dhënë jetë.

Eni Shehu: Ka qenë spontane edhe ajo. Patjetër që unë kam një lidhje shumë të madhe me natyrën, aktivitetet, aventurën edhe ndodhën ato gjëra, u lidhën dhe lindi ai program dhe u çua për 10 vjet me radhë.

Jetona Kocibelli: Edhe të rri shumë mirë si program se je natyrë spontane.

Eni Shehu: Edhe pse po shkoj drejt të 40-ave mund të më rrijë? Mbetet për t’u parë këtë sezon.

Jetona Kocibelli: Këtë sezon miq mbetet për t’u parë, por me shumë gjasë do jemi me Eni Shehun, personazhin tjetër mund ta zbulosh diku tjetër, apo do e zbulosh këtu?

Eni Shehu: Jo nuk kam akoma një konfirmim zyrtar.

Top Channel