Eni Shehu rikthehet në ekran, së shpejti nis transmetimi i “Edicioni Veror”

Një nga emisionet më të ndjekura verore do të nisë së shpejti transmetimin. “Edicioni Veror”, nën moderimin e Eni Shehut, rikthehet për të 8-tin vit radhazi në ekranin e “Abc News”.

Ka qenë vetë Shehu që me anë të një postimi surprizë në Instagram-in e tij ka ndarë promon që lajmëron nisjen e sezonit të ri të programit. Duke e nisur me një retrospektivë me intervistat dhe momentet më të bukura të emisionit, moderatori bën me dije se sezoni i ri do të jetë si kurrë më parë.

Fill pas kësaj bën një hedhje me parashutë, kështu që besoj se kjo i thotë të gjitha.

View this post on Instagram

Can't wait soon @abcnewsal Music credits: @djregardofficial

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

Gjatë promos ai zbulon se nuk do të jetë vetëm në moderim, ndërkohë që ne na mbetet vetëm të presim nisjen e “Edicionit Veror”.

/News31.al