Eni Koçi, nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar.

Ata prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe mesa duket së shpejti do të bekohen me një fëmijë.

Burime pranë “Kryefjala.com” bëjnë me dije se Eni Koçi është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Mbetet për t’u parë nëse vetë këngëtarja do të bëjë ndonjë reagim në lidhje me këto lajme.., ndërkohë kujtojmë që së fundmi Eni Koçin e kemi parë super në formë në videoklipin e ri që motra e saj Greta Koçi publikoi pak ditë më parë.

Bordo