Enca po mendon të largohet nga Shqipëria, se e gjen veten në vendin e sheikëve

Enca ka udhëtuar së fundmi në Dubai, (jo për gjë po kush nuk ngeli pa shkuar) dhe nuk dimë si priti të kalonte kaq kohë.

E mes fotove me rroba banjo, duke kënduar, duke pozuar me filtrat tipikë, Enca na tregoi se e sheh veten duke jetuar në Dubai.

Fansave me siguri nuk do ju vijë mirë nëse ajo do largohet vërtetë, por rëndësi ka lumturia e saj.

E një vend aq luksoz, ku e mbajnë me të mira, surpriza e shumë gjëra të tjera do ishte perfekt për të gjithë. Veçanërisht për një vajzë të re që thjesht do të shijojë jetën në sytë e miliona ndjekësve të saj./revistawho.com