Emina Çunmulaj tregon format pas lindjes, por ka diçka që nuk shkon këtu

Modelja e famshme, Emina Çunmulaj, vetëm disa javë më parë lindi vajzën e saj të dytë, Mia Soraya, duke u bërë kështu mama e dy vajzave bukuroshe. Mesa duket, Emina nuk ka humbur fare kohë që t’i rikthehet linjave të saj seksi, pavarësisht se kanë kaluar vetëm dy javë që prej lindjes. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të sajën ku shfaqet mjaft joshëse me bikini, përbri së cilës ka shkruar: “Mamaja u rikthye. 2 javë post lindjes së bebit dhe po i dashuroj këto forma të reja”, sipas Zonë e lirë.Megjithatë, diçka nuk shkon në këtë foto. Nëse e vini re me kujdes, në këmbën e majtë të modeles, ka një gropë të çuditshme, e cila nuk supozohet të ishte aty. Efekti i photoshop-it apo ndonjë gjë tjetër, si mendoni ju?