Emina Cunmulaj testohet për Covid-19, tregon procedurën e dhimbshme në rrjete sociale

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, ka realizuar testin e Covid-19 për herë të dytë. Përveç rezultatit Emina ka treguar edhe procedurën për të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

Fatmirësisht Emina doli negative, por thotë se ky është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo.

Emina është treguar gjithmonë transparente me fansat e saj në rrjete sociale, ndaj edhe këtë herë ka bërë mjaft mirë për të gjithë ata që mendojnë se virusi është shaka.