Elvanën e sjell në Tiranë muzika, Valdrini sapo na zgjoi kureshtjen

Vladrin Sahiti, mik dhe bashkëpuntor i ngushtë i këngëtares Elvana Gjata ka zbuluar se të dy kanë mbërritur në Tiranë për një projekt të ri. Se për çfarë bëhet fjalë, ende nuk e dimë, por me siguri do të jetë një këngë e re.

Elvana po jeton prej kohësh jashtë vendit dhe herë pas here bëhet e gjallë me ndonjë klip muzikor, e rrallë e më rrallë me ndonjë postim në ‘Instagram’, por asnjëherë nuk na ka zhgënjyer me rikthimet e saj, pavarëisht se publikun e merr malli sa herë ka pauza.

Projekti i fundit i Elvanës quhet ‘Thirr’ dhe u publikua në ditën e saj të lindjes. Po këtë herë ç’të ketë përgatitur që erdhi deri në Tiranë?/revistawho.com