Elvana jep sinjalet, por vështirë të kuptohet se ç’po sajon kësaj here

Elvana Gjata po xhiron sërish, me shumë gjasa një klip të ri dhe veshja e look-u i saj në tërësi, morën shumë vëmendje sot. E veshur me një bluzë të gjerë sportive, syze dëbore dhe xhizme shumë të gjata të bardha, këngëtarja u shfaq trendy siç zakonisht e shohim. Çdo detaj kombinuar dhe stiluar nga miku i saj stilisti Valdrin Sahiti. Ndërsa flokët i ka lënë të lëshuara, dhe baluket i ka ngjitur në ballë. Në një nga videot ajo përkulet, duke performuar, e kërcyer.

A ju shkon mendja, çfarë mund të jetë duke përgatitur vetëm nga look-u?/revistawho.com