Elton John hidhet në gjyq nga ish-bashkëshortja, kërkon dëmshpërblim 3 milionë paund

Ish-bashkëshorja e këngëtarit Elton John, Renate Blauel, e ka hedhur në gjyq atë për dëm psikologjik dhe kërkon 3 milionë paund dëmshpërblim.

Ajo pretendon se John ka shkelur marrëveshjen e divorcit, ku thuhej se ata nuk duhet të flisnin për jetën si të martuar.

Ai ka treguar detaje në librin e tij autobiografik “Me” dhe gjithashtu në filmin mbi jetën e tij.

Po ashtu ajo pretendon se këngëtari edhe ka gënjyer. Ai është shprehur se nuk ka dëshiruar në jetën e tij fëmijë deri në momentin që ka takuar bashkëshortin aktual David Furnish. Mirëpo sipas Blauel ata janë përpjekur të sjellin në jetë një fëmijë, por nuk kanë mundur.