Elton Ilirjani e çon festën në tjetër nivel! Feston me Rokfeller-ët

Park Magazine është revista e njohur e modës nën autorësinë e Kayla Rockfeller, vajzës së një nga milionerëve më të njohur në botë, Steven Rockfeller Jr.

Në eventin e kopertinës së kësaj reviste morën pjesë emra shumë të njohur të botës së medias si Prince Dimitri, Julia Haart, George Wayne, publicisti i njohur Robert Couri Hay dhe Elton Ilirjani.

Eventi u mbajt në datë 12 prill në White Olive në New York dhe ata që ranë në sy ishin pjesëtarët e familjes së famshme Rockfeller, të cilët shpesh në të kaluaren kanë qenë pjesë e tabloideve, duke u lakuar ndër njerëzit më të te pushtetshëm dhe më të pasur në botë.

Këtë herë, Ilirjani u shfaq i veshur me pantallona te zeza me detaje palloi dhe xhaketë të hapur, nga e cila duket qartë fiziku i ushtruar nga biznesmeni shqiptar dhe modeli ndërkombëtar.

Top Channel