Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, ja kush e mban tani vendin e parë!

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë pas një rënie të ndjeshme të vlerës së aksioneve të tij në kompaninë e makinave elektrike Tesla.

Sipas “Forbes” dhe “Bloomberg”, tashmë në krye të njerëzve më të pasur në botë është Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i grupit të mallrave luksoze LVMH.

Sipas Forbes, pasuria e Musk tani vlen rreth 178 miliardë Dollarë. Ndërkohë, Bernard Arnault ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh.

Elon Musk është shefi ekzekutiv dhe aksionari më i madh në Tesla, me një aksion të raportuar prej rreth 14%. Ai përfundoi një blerje prej 44 miliardë dollarësh të rrjetit social Twitter në tetor, por marrëveshja e Musk në Twitter përfundoi vetëm disa muaj më pas për shkak të një grindje ligjore. Disa e kanë quajtur shpërqendrimin e blerjes si një nga faktorët pas rënies së çmimit të aksioneve të Tesla-s.