Elma, motra e Cristiano Ronaldos, shpërthen në akuza: ja postimi brutal kundër ten Hag

Erik ten Hag e ka të vështirë të gjejë mënyrën e duhur që t’i japë vazhdimësi rezultateve të Manchester United. Barazimi 0-0 në Old Trafford, në ndeshjen e fundit të Premier League, ndaj Newcastle është konfirmimi. Në shtëpinë e Red Devils vazhdon të shqetësojë situata e lidhur me Cristiano Ronaldo. Portugezi pas shumë pankinave në kampionat, kundër Magpies pati mundësinë ta niste nga fillimi. Cështja është se CR7 luajti një ndeshje zhgënjyese dhe u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë. Një zëvendësim që shkaktoi reagimin e të motrës Elma Aveiro, e cila sulmoi ashpër në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo po kalon një sezon të vështirë te United, me vetëm dy gola të shënuar në 12 paraqitje. Për më tepër, shumica e tyre janë luajtur si zëvendësues. Portugezi pati shansin e madh në kampionat, në shtëpi, kundër Newcastle. Por pas një ndeshjeje anonime ai u rikthye në pankinë nga trajneri ten Hag rreth minutës së 70. Një zëvendësim që ndau tifozët, si zakonisht kur flitet për CR7. Krahas kampionit të Madeiras, e nuk mund të ndodhte ndryshe, u rreshtua edhe motra e tij Elma Aveiro. Me një histori në Instagram ajo nisi një sulm të ashpër ndaj ten Hag.

Rreth fundit të shtatorit, motra tjetër, Katia, iu përgjigj ashpër kritikave të tifozëve portugezë ndaj Cristianos. Këtë herë ishte radha e Elmës për të marrë mbrojtjen sulmuesin. Ajo komentoi në një artikull, në një gazetë luzitane, që titullohej “Nëse ten Hag vazhdon në këtë mënyrë, nuk do të mbërrijë në janar”. Aveiro shkroi “Shumë vonë”, e plotësuar me një emoticon të neverisë. Një sulm tjetër i familjes së Ronaldos ndaj trajnerit holandez, fajtor, sipas tyre, për uljen në stol të një kampioni të madh. Megjithatë, paraqitjet e CR7 duket se i japin të drejtë ten Hag…