Eliona Pitarka i organizon të dashurit festën e ditëlindjes

Eliona Pitarka është një nga aktoret që poston shpesh foto provokuese në Instagram. Por këto kohë është kujdesur që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut. Së fundmi, aktorja ka pranuar se është në një lidhje, por pa treguar asnjë detaj tjetër rreth kësaj teme. Personi i saj i zemrës ka festuar ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë, Eliona i ka përgatitur një festë surprizë. Këtë detaj ajo ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e saj. Aktorja e njohur ka publikuar disa video në “Instastory” ku tregon sesi ka zbukuruar ambientin për të dashurin e saj, sipas Panorama Plus. Ndërkohë në një video tjetër çifti shfaqet duke u puthur, teksa partneri e mban në krahë dhe fytyrën e tyre e mbulojnë tullumbacet. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Eliona në postimin e saj.