Eli Fara si vera, më e mirë tani se para 18-vitesh

Eli Fara është një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe pavarësisht se është 51 vjeçe, vijon të jetë tërheqëse dhe të konkurrojë vajzat e reja. Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto të 18-viteve në parë, ku duket se Eli koha ka ndaluar për të, shkruan Panorama Plus. Ajo ka publikuar dy foto nga spektakli “12 ëndrra të një nate vere” ku ka performuar 18 vite më parë, ndërsa ka etiketuar producenten Vera Grabocka. Me flokët e drejtë dhe një fustan me rripa, Eli Fara duket shumë në formnë. Por4 krahasuar me foton e fundit shkrepur në eventin e stilistit Joni Pe֛çi, Eli Fara duket edhe më e mirë njësoj si vera që sa më e vjetëruar aq më e mirë bëhet.