Eli Fara kur ishte e re

Eli Fara është njëra ndër këngëtaret me seksi të gjeneratës së vjetër. Ajo përkundër moshës që ka, është përkujdesur gjithmonë që të duket sa më në formë dhe bukur në prezantimet e saj. Por a e keni parë ndonjëherë ndonjë foto kur Eli ishte shumë e re? Këngëtarja publikoi një të tillë në Instagram si shkak për ta uruar një mike të saj, shkruan Prive. “Edhe 100! Falënderoj Zotin që të kam në jetën time, pjesë të familjes sime, nuk u zbeh në asnjë moment miqësia sado larg kemi qenë… Mbështetja jote e pa fund më ka bërë të ndihem e sigurt gjithmonë! Të duam fort unë dhe Marina Fara. Qofsh e lumtur! Paç gjithë të mirat e botës bashkë me Aliun dhe Janin! Kalofsh bukur sonte dhe përgjithmonë!’, ka shkruar artistja nën kolazhin me fotografi ku ndryshimi dallohet tek flokët që dikur i mbante kaçurrela, ndërsa sot i mban të drejta.