Elhaida Dani në zi, aksidenti në Shkodër i merr jetën njeriut të saj të shtrenjtë

Një lajm i trishtë ditën e sotme për artin, sidomos për amatorët e muzikës popullore shkodrane. Ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare Astrit Mulia, këngëtar i njohur në zonën e Shkodrës dhe përtej.

Mulia u aks dentua mbrëmjen e të shtunës, në aksin Shkodër- Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj i Ri. Manjëherë ai është dërguar në spital, por dëmtimet e marra nga përplasja, i kanë shkaktuar vd kjen.

Mulia është edhe daja i këngëtares së mirënjohur shqiptare Elhaida Dani. Mulia, ka qenë mjaft i preferuar në eventet familjare por edhe publike në zonën e Shkodrës, për interpretimin e tij të veçantë e origjinal.Sipas policisë, Mulia u përpl s nga një autoveturë e drejtuar nga një shtetas 68 vjeçar.

Një lajm shumë i trishtë ky për Elhaida Danin e cila është e angazhuar në “Dancing With the Stars” dhe javën qe vjen është gjysëmfinalja.

Sigurisht që një lajm i tillë do ndikojë shumë te rrugëtimi i saj në këtë spektakël kërcimi dhe që konsiderohet si një ndër favoritet për të fituar vendin e parë.

Mbetet të shohim të premten e ardhshme ku do të jetë gjysëmfinalja e “DWTS” ku do mësohen finalistët e parë, aty ku cmimi i parë do marrë 50 mijë euro.