Ekzekutuan 37-vjeçarin shqiptar në Greqi, ky është kreu i bandës mafioze (emri)

Ky është Erlis Salaj, i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve që ekzekutuan një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina.

Sipas policisë greke, Salaj ka qenë i pranishëm gjatë sherrit në lokalin që ndodhi incidenti, së bashku me Julian Qose dhe 5 persona të tjerë.

Sipas policisë helene, deri tani janë identifikuar dy personat e sipërpërmendur, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia greke sqaron se Salaj dhe Qose janë në kërkim si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por ndaj tyre ende nuk ka akuzë për vrasjen e Islamit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete të autorëve të përplasjes mes grupeve,ndërsa po kërkohen ende edhe dy automjete të tjera, një “Smart” dhe një “Mercedes” që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes së tronditi Greqinë një ditë më parë.

Ky është viktima, 37-vjeçari Pëllumb Islami, të cilin të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve ishte me profesion hidraulik.

Top Channel