Ekzaminimi mjekësor i të moshuarës: Është dhunuar sistematikisht

Aurona Pelaj nuk shfaqi shenja pendese në momentin që u shoqërua me pranga në duar për në paraburgim. Me kokën lart, ajo u shfaq tejet krenare para kamerave.

Për të dhe koleget e saj në videon e neveritshme, u vendos një muaj paraburgim. Të moshuarës Nure, iu bë ekzaminimi mjekësor ditën e enjte dhe rezultatet rëndojnë gjendjen ligjore të 23-vjeçares dhe kolegeve të saj.

Sipas rezultateve, e moshuara ka patur lëndime trupore të mëhershme, që do të thotë se mbi të ushtrohej dhunë sistematikisht. U vendos që në lidhje me këtë, të merret në pyetje në një tjetër moment.

Prokuroria kërkoi që të gjithë antarët e qendrës për të moshuar të merreshin në pyetje.