(EKSKLUZIVE) ‘Top Talent 3’ do të nisë me debate të forta

Kjo e premte sjell dhe nisjen e sezonit të tretë të “Top Talent”. Juria prej 4 anëtarësh pritet të japë vlerësimet për secilin prej garuesve, ndërsa në mënyrë të veçantë priten komentet ‘pikante’ të Olti Currit.

Burime pranë “News31.al” bëjnë me dije se puntata e parë do të nisë me një debat të fortë mes Currit dhe një prej konkurrenteve. Kjo e fundit pretendon që në të ardhmen të bëhet prezantuese e spektakleve të mëdha televizive, ndërsa Curri nuk do të ndajë të njejtin mendim. Kaq ka mjaftuar që mbrëmja e së premtes të sjellë shumë zhurmë në ekranin e Top Channel.

Top-2

Siç dihet tashmë, Olti jep opnionet dhe vlerësimet e tij pa rezerva, zgjedhje që shpesh e ka sjellë në qendër të vëmendjes për shkak të konflikteve apo pakënaqësive nga pala tjetër. Në pozicionin e anëtarit të jurisë, duket se Curri e ka nisur me ‘këmbë të mbarë’ këtë sezon të tretë të “Top Talent”. /News31.al