EKSKLUZIVE/ Nami në “Big Brother VIP Kosova”! Bledi Mane, opinionisti i ri në krah të gruas së politikanit

Bledi Mane, një nga gazetarët me të njohur e të komentuar edhe për faktin se është polemist dhe argumentues që ndez debatin publik, duket se do të nisë një aventurë të re televizive.
E ndërkohë që e shohim në rubrikat mjaft të ndjekura të formatit “E diell” (“Trotuar” dhe “Rrethi katror”), Bledin do e shohim të ulur në kolltukun e opinionistit në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, që nis më 9 tetor.
Burime ekskluzive kanë treguar për revistën”Story” se Bledi do të jetë opinionisti i ri i këtij reality show, dhe në krah të tij do të jetë dhe këtë herë Anita Muçaj Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj. Bledi merr këtë pozicion pas eksperiencës së tij si lojtar në “Big Brother Albania” dhe padyshim që pritet super show prej tij./ www.story.al