EKSKLUZIVE/ Klaudia Pepa: Propozimi i Ardit Gjebresë, dhe jeta e bukur që bëj pas divorcit

Tre vite pasi u rrëmbeu zemrat italianëve me performancat gjithë grintë në “Amici”, Klaudia Pepa kthehet në Shqipëri si prezantuese e festivalit “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebresë. Mediat italiane e cilësuan Klaudian një seks-simbol të “Amici 2015”, pas famës që po e shijon sot e kësaj dite. Për kthimin në Shqipëri në rolin që e ka ëndërruar, luksin, jetën e bukur në Itali, karrierën, të ardhmen në kinema dhe marrëdhënien që ruan me Albi Nakon pas ndarjes, Klaudia flet në këtë intervistë ekskluzive për kopertinën e revistës “Story”. Fotot nga Eugenio Qose.

Klaudia-Pepa-3

Nga primabalerina e “Tv Klan” përjetove eksperiencën e “Amici” dhe famën në Itali. Si do e përshkruaje këtë dimension të ri të karrierës, të përkthyer në sadisfaksion dhe para të fituara?

Kjo është një fazë e re e imja, me një dimension më të madh artistik, ishte koha të bëja një ndryshim, të provoja veten time jashtë Shqipërie, të provoja talentin tim përbalë talenteve të Italisë.Më eci mbarë dhe falënderoj Zotin, që sot bëj edhe një jetë shumë më të mirë.

Shpesh poston në Instagram foto ku dukesh një ikonë mode me stilin e veshjes. Është jeta jote realisht një “bella vita”, dhe cilat janë angazhimet e tua aktuale në Itali?

Më pëlqen ta them që jeta ime është një “bella vita”. Po është e tillë. Përveç stërvitjes sime, angazhimeve dhe eventeve të ndryshme të baletit, jam duke studiuar edhe për aktrim dhe shpresoj që në një të ardhme të jem në ekranin e madh. Më pëlqen shumë kinemaja.

Klaudia-Pepa-2

Ndërkohë do të shohim në krah të Ardit Gjebresë në prezantimin e 20- vjetorit të “Kënga Magjike”. Kur ta bëri propozimin dhe çfarë kërkoi të bësh ndryshe si prezantuese?

“Kënga Magjike” ka qenë gjithmonë një pjesë e bukur e jetës sime, duke qenë se kam marrë pjesë shpesh si balerinë në numrat specialë. Ëndërroja të isha një ditë edhe prezantuese edhe balerine, dhe ja…!
Arditi më bëri propozimin që në prill të këtij viti, ku më shihte si një nga bashkëprezantueset në Festival dhe dëshironte të më shikonte teksa kërceja në atë skenë e shoqëruar edhe me balerinë italiane, me kolegët e mi tashmë.

Ç’surpriza ke përgatitur për netët finale në Tiranë, pasi u shprehe se do të vish me një ushtri djemsh balerinë?

Unë zgjodha ata më të mirët, dhe do të vij me 12 meshkuj e do të kërcejme një koreografi në natë.
Bora Zemani përmendi faktin që jeni mikesha. Që kur njiheni dhe cilat do të jenë rolet tuaja në shoë-n e 20 vjetorit të “Kënga Magjike”?
Me Borën jemi njohur në programin “Dance ëith me”, ku ajo merrte pjesë si konkurrente VIP, dhe kemi punuar nga afër. Kemi patur edhe “feeling”, dhe jemi shumë dashamirëse ndaj njëra-tjetrës. Unë di deri tani që do të jemi në krah të Arditit dhe kjo na mjafton! (qesh)

Do të rikthehesh në televizionin ku koreograf është Albi Nako. Si vazhdon marrëdhënia juaj tani, i more mendim për ofertën e Gjebresë apo rrugët tuaja janë ndarë realisht?

Nuk kemi diskutuar për detaje të tilla… Jemi në marrëdhënie të qeta dhe mirëkuptuese. Nuk besoj se do të rikthehem në televizion si balerinë. Po ku i dihet një program i imi? Një program kërcimi? Një bashkëpunim me “Tv Klan”? Deri atëherë nuk i dihet! (qesh)

Klaudia-Pepa-4

Shpesh je komentuar për pozat e guximshme topless. Si ndihesh kur lexon komente të pakëndshme, dhe çfarë përgjigje do u jepje të gjithë atyre që mund edhe të paragjykojnë?

Unë kam bërë një set me fotografin Renuar Locaj, një set artistik të mrekullueshëm, foto të cilat kanë fituar çmim edhe në Francë. Nëse në ndonjë pozë jam e kthyer me kurriz e nuk shihet gjë, atëherë nuk është topless. (qesh)

Je e lumtur nën lëkurën tënde?

Po, ndihem e lumtur padyshim. Bëj punën që dua, jam e rrethuar nga njerëz që më duan. Çdo gjë më ka shkuar mbarë, pse mos të jem e lumtur?

Po me format e tua prej balerine a ndihesh në idealen e fizikut tënd?

Edhe në idealen e fizikut, jam akoma në format e duhura.

Klaudia-Pepa-5

Pas divorcit e ke gjetur sërish dashurinë, dhe beson tek kjo ndjenjë?

Unë besoj shumë në dashuri… Por nuk e kam gjetur akoma për momentin!

Të shohim që merr pjesë në evente të ndryshme ndërkombëtare. Cila është pjesa më e vështirë e jetës që bën ti?

Pjesa më e veshtire? Që ndodhem larg familjes sime.

Je shumë e re dhe ke kaluar jo pak gjëra në jetë. Çfarë planifikon tani e tutje, karrierë, familje apo dicka tjetër që s’e dimë?

Familje për momentin jo, karrierë me siguri!/Story.al

Cover-79-web