EKSKLUZIVE/ Ish-lojtari mister i “Big Brother 5” divorcohet pas 6 vitesh? Ç’ka ndodhur me jetën e re në Angli të Ermal Merdanit

Ish-lojtari mister i “Big Brother 5”, Ermal Merdani, flitet se mund t’i ketë dhënë fund martesës pas 6 vitesh, me partneren e tij Anxhela, sipas burimeve të revistës “Story”.

Pas një pauze, ish- misteri që ra në sy me protagonizmin e tij në shtëpinë e “Big Brother”, është rikthyer me postime në Instagramin e tij, ku shfaqet gjithë syil, me mjekër dhe pa unazën e martesës në gisht. Fotot e fundit me unazë datojne plot një vit më parë, që nënkupton se mund të ketë ca kohë që çifti kanë marrë vendimin e ndarjes. Ndërkohë Ermali ka fshirë të gjitha fotot me partneren, foto që ishin të shumta nga jeta e tyre në Angli.

Kujtojmë që postimi i gruas së tij në “Instagram” nga dita e celebrimit në vitin 2016 nxiti edhe më shumë kureshtjen e fansave të Ermalit, për të mësuar se ç’kishte ndodhur me jetën e tij, ndërkohë që jetonte prej vitesh si i martuar në Angli, ku vazhdon dhe jeton aktualisht. Ermali vendosi të hiqte dorë nga jeta në Shqipëri për t’iu bashkuar partneres, e cila jeton prej vitesh atje. I cilësuar si djali romantik, ai shpesh i bënte dedikime të bukura Anxhelës, siç ishin ditëlindjet e saj, për të cilat ai kishte gjithmonë një dedikim ndryshe, por nuk dihet ç’ndodhi që ata zhdukën çdo kujtim të lidhjes dhe martesës së tyre.

Pas shfaqjes në ndonjë projekt televiziv, puna e tij e fundit në Shqipëri ishte pranë Bashkisë së Tiranës si PR. Ish-lojtari i “Big Brother 5”, në një intervistë ekluzive para se të linte Shqipërinë, u shpreh: “Kemi vendosur me Anxhelën të nisim një jetë të re në Angli, ku ajo është shkolluar dhe jeton aktualisht. Kam vendosur që ta ndjek pas. Unë thjesht dua të krijoj të ardhmen time jashtë Shqipërisë, që kur të kem kapital, të vij të investoj këtu.”

Ndërkohë, ai nuk e ka bërë të qartë se çfarë pune bën atje, por një gjë ishte e sigurt: që kalonin bukur si çift, ku pjesë e stilit të tyre të jetës ishin udhëtimet. Ermali e njohu Anxhelën rastësisht në hollin e një zyre pritjeje,ndërsa propozimin surprizë për fejesë para disa vitesh ia bëri nën ujë.

/www.story.al