EKSKLUZIVE/ Eliona Pitarka në “BBVIP” me beben 3-muajshe?

Duket se dita-ditës po plotësohet puzzle i lojës së “Big Brother Vip” 3, ndërsa emrat e personazheve që do të bëhen pjesë po komentohen një nga një. Kështu burime ekskluzive për revista “Story” kanë zbuluar një tjetër emër që mund të bëhet pjesë e “BBVIP”, dhe ajo është aktorja e humorit, Eliona Pitarka.

Duket se pas mbylljes së show-t, “Klanifornia”, Eliona ka nisur tentativat për të qenë pjesë e formatit më të ndjekur në tv, “Big Brother”. Nuk dihet se sa të thjeshtë apo të vështirë mund ta ketë Eliona marrjen e këtij vendimi për t’u izoluar, pasi është bërë nënë për herë të dytë e një vajze, e cila është vetëm 3-muajshe. Ndërkohë emrat e tjerë të përfolur deri tani për të hyrë në BBVIP janë disa. Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë në Big Brother Vip 3. Ish-fituesi i edicionit të parë të “Big Brother” do të sillte eksperiencën e fituesit, por dhe praninë e një djali shumë të kulturuar.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe  aktorja Zamira Kita, e cila sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledian Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin e njohur, si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani. E një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe këngëtarja, Adelina Tahiri./www.story.al